
Horizon Europe është programi kryesor i financuar nga BE për kërkimin dhe inovacionin, i cili ka për qëllim të nxisë zhvillimin shkencor dhe teknologjik të Evropës, të përballojë sfidat globale dhe të promovojë rritjen ekonomike të qëndrueshme. Programi mbështet shkencën, inkurajon udhëheqjen industriale dhe trajton sfidat shoqërore, duke siguruar konkurrueshmërinë dhe lidershipin e Evropës në kërkim dhe inovacion. Përmes natyrës së tij të hapur dhe konkurruese, Shqipëria ka mundësinë të marrë pjesë në shumë nga iniciativat e programit, pavarësisht se është një vend jo-anëtar i BE-së.
Fushat e veprimtarisë së programit:
- Avancimi i kërkimit dhe shkencës të nivelit të lartë.
- Lidershipi industrial dhe nxitja e inovacionit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM).
- Trajtimi i sfidave shoqërore, përfshirë ndryshimet klimatike, shëndetin publik dhe transformimin digjital.
- Inkurajimi i bashkëpunimit midis akademisë, industrisë dhe politikëbërësve për zgjidhjen e sfidave globale.
- Promovimi i shkencës së hapur dhe përmirësimi i aksesit në rezultatet e kërkimit.
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) pranë Ministrisë së Arsimit është përgjegjëse për menaxhimin e Programit në Shqipëri.
Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:
https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/home
Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin Horizon Europe
Pika Kombëtare e Kontaktit: znj. Mirela Muca (Mirela.Muca@nasri.gov.al