Funksionet dhe detyrat e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës

Funksionet dhe detyrat e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës
  • Rreth autoritetit

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës është ngritur me VKM nr. 642, datë 29.10.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, i ndryshuar. Misioni i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës është koordinimi i ndihmës së huaj për programet dhe projektet zhvillimore; asistimi i strukturave vendimmarrëse për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian (SKZHIE) dhe monitorimi i zbatimit të saj; ofrimi i mbështetjes metodologjike në hartimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale, me qëllim harmonizimin e tyre me SKZHI-në, si dhe monitorimi i zbatimit të tyre; koordinimi i procesit të administrimit të projekteve me interes kombëtar; ofrimi i mbështetjes për institucionet e administratës shtetërore për rritjen e kapaciteteve në fushën programeve dhe projekteve zhvillimore.

  • Funksionet dhe detyrat

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës ushtron funksionet dhe detyrat e saj, bazuar në fushën e përgjegjësisë që përcakton VKM nr. 642, datë 29.10.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, i ndryshuar.

Link: VKM nr.642, datë 29.10.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”