Funksionalizimi i Sistemit të Garancive të Origjinës për Energjinë nga Burimet e Rinovueshme – Masa 4.2.2

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për funksionalizimin e sistemit të Garancive të Origjinës për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme. Me miratimin e Ligjit Nr. 59/2026 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” dhe Urdhrit të Ministrit Nr. 146, datë 30 qershor 2026, Shqipëria plotësoi kuadrin ligjor dhe rregullator për deklarimin e origjinës së energjisë elektrike dhe metodologjinë për llogaritjen e miksit rezidual të energjisë.

Kuadri i ri përcakton rregullat për deklarimin e përbërjes së energjisë elektrike të furnizuar konsumatorëve fundorë, përdorimin e Garancive të Origjinës për energjinë nga burimet e rinovueshme, si dhe metodologjinë për llogaritjen dhe publikimin e miksit rezidual të energjisë. Reforma rrit transparencën e tregut të energjisë, forcon mbrojtjen e konsumatorit dhe harmonizon sistemin shqiptar me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë për tregun e energjisë së rinovueshme.

4.2.2 Step 2 _Gurantees of Origin

Artikuj të ngjashëm
Përafrimi i Legjislacionit për Etiketimin e Produkteve të Lidhura me Energjinë me Standardet e Bashkimit Evropian – Masa 4.4.1
Më Shumë
Sigurimi i Infrastrukturës së Re për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në përputhje me Hartën e Re Gjyqësore 2022 – Masa 5.4.2
Më Shumë
Miratimi i Planit të Veprimit për Përmirësimin e Pozicionimit të Shqipërisë në OECD SME Policy Index – Masa 1.1.4, Hapi 5
Më Shumë
Miratimi i Planit të Veprimit për Përmirësimin e Performancës së Shqipërisë në European Innovation Scoreboard (EIS) – Masa 2.3.1
Më Shumë