Franca

Franca dhe Shqipëria kanë ndërtuar një partneritet të fortë politik, ekonomik dhe kulturor, i cili është pasqyruar ndër vite përmes një portofoli të gjerë bashkëpunimi zhvillimor. Mbështetja franceze është ofruar kryesisht në formë grantesh dhe huash koncesionare, duke mbuluar fusha strategjike si energjia, shëndetësia, biodiversiteti, menaxhimi i ujit, digjitalizimi, turizmi, bujqësia dhe politikat sociale. Ky angazhim është në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe me procesin e integrimit gradual të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Që prej vitit 2020, bashkëpunimi ka marrë një dimension të ri strategjik përmes pranisë së strukturuar të Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) në Shqipëri. Ky zhvillim ka sjellë diversifikimin e sektorëve të mbështetjes, duke kaluar nga projektet tradicionale të infrastrukturës tek qëndrueshmëria sociale dhe mjedisore, forcimin e politikave sociale dhe dixhitalizimin e shërbimeve publike. Njëkohësisht, është vënë theksi në qasjet e koordinuara “Team Europe”, që bashkojnë ndihmën franceze me instrumentet e tjera evropiane, si dhe në diplomacinë kulturore dhe bashkëpunimin në arsim, që shërbejnë si shtylla plotësuese të këtij partneriteti.

Institucionet kryesore zbatuese të bashkëpunimit francez janë: AFD, që mbulon financimet dhe projektet investuese; Expertise France, e cila ofron asistencë teknike dhe ngritje kapacitetesh; Proparco, që mbështet sektorin privat; Thesari Francez, për huatë dhe grantet për studime të specializuara; si dhe Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme e Francës, që ofron grante për programe të ndryshme zhvillimore e kulturore. Ky mekanizëm gjithëpërfshirës e pozicionon Francën si një partner strategjik dhe afatgjatë për Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit dhe integrimit europian.

Bashkepunimi Bilateral me Francen

Marrëveshja Ndërqeveritare për Zbatimin e Projekteve Prioritare me Francën (G2G)

Memorandum i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin e Ndërsjelltë me AFD Francë

https://al.ambafrance.org/

Artikuj të ngjashëm
Banka e Zhvillimit e Këshillit të Evropës (CEB)
Më Shumë
Holanda
Më Shumë
Banka Evropiane e Investimeve
Më Shumë
Këshilli i Evropës
Më Shumë