Forcimi i Sistemit të Auditimit të Brendshëm dhe Kontrollit të Brendshëm për Zbatimin e Instrumentit të Reformës dhe Rritjes (RGF)

Ky dokument paraqet përmbledhjen kombëtare të auditimeve të brendshme të kryera gjatë periudhës janar–qershor 2026 për zbatimin e Instrumentit të Reformës dhe Rritjes (RGF). Raporti konsolidon rezultatet e 14 angazhimeve të auditimit të zhvilluara në 12 institucione publike dhe vlerëson efektivitetin e sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit të ngritura për zbatimin e masave të Agjendës së Reformave.

Auditimet evidentojnë se kuadri institucional dhe mekanizmat bazë të kontrollit janë krijuar dhe funksionojnë, por kërkojnë forcim të mëtejshëm në fusha si menaxhimi i riskut, standardizimi i procedurave, dokumentimi i proceseve, koordinimi ndërinstitucional dhe monitorimi i rekomandimeve. Raporti përfshin 78 rekomandime për përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe konfirmon se, megjithëse nuk janë identifikuar raste të parregullsive financiare apo financimit të dyfishtë, niveli i përgjithshëm i sigurisë vlerësohet mesatar, duke mbështetur përgatitjen e Deklaratës së Sigurisë (Declaration of Assurance) dhe forcimin e qeverisjes së instrumentit RGF.

SoA – Final 13.07.2026

Artikuj të ngjashëm
Raporti Vjetor i Instrumentit për Reformë dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (WBGF) – Viti 2024
Më Shumë
Ruajtja e Stabilitetit Makroekonomik dhe Zbatimi i Politikave Fiskale të Qëndrueshme në Shqipëri (2025)
Më Shumë
Aplikimi për Anëtarësim në Rrjetin Evropian të Zyrave të Rikuperimit të Pasurive (Asset Recovery Offices – ARO) dhe Forcimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Rikuperimin e Aseteve – Masa 5.1.1
Më Shumë
Miratimi i Planit të Veprimit për Përmirësimin e Performancës së Shqipërisë në European Innovation Scoreboard (EIS) – Masa 2.3.1
Më Shumë