Fiscalis

Programi Fiscalis është një iniciativë e BE-së e krijuar për të përmirësuar bashkëpunimin midis autoriteteve tatimore në të gjithë Europën, për të rritur funksionimin e sistemeve tatimore dhe për të mbështetur luftën kundër mashtrimit tatimor, shmangies së tatimeve dhe planifikimit tatimor. Programi lehtëson shkëmbimin e praktikave më të mira, ndarjen e njohurive dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative tatimore.

Fushat e veprimtarisë së programit:

  • Përmirësimi i funksionimit të sistemeve tatimore dhe rritja e efikasitetit të tyre.
  • Lufta kundër mashtrimit tatimor, shmangies së tatimeve dhe planifikimit agresiv tatimor.
  • Mbështetje për bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve tatimore në rastet ndërkufitare.
  • Rritja e kapaciteteve të administratave tatimore përmes mjeteve digjitale dhe inovacionit.
  • Promovimi i taksimit të drejtë dhe transparencës në sistemet tatimore.
  • Forcimi i bashkëpunimit administrativ dhe shkëmbimi i informacionit midis autoriteteve tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pranë Ministrisë së Financave është përgjegjëse për menaxhimin e Programit në Shqipëri

Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:

https://taxation-customs.ec.europa.eu/about-us/eu-funding-customs-and-tax/fiscalis-programme_en

Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin Fiscalis

Pika Kombëtare e Kontaktit: znj. Olisa Osmani (olisa.osmani@tatime.gov.al)