European Solidarity Corps është një program për të rinjtë që dëshirojnë të angazhohen në aktivitete solidariteti në fusha të ndryshme. Këto përfshijnë ndihmën për ata që ndodhen në kushte të pafavorshme, ndihmën humanitare, si dhe kontributin në veprimet për shëndetin dhe mjedisin, si brenda BE-së, ashtu edhe jashtë saj. Me anë të programit financohen projekte që angazhojnë të rinjtë në aktivitete solidariteti, për të adresuar sfidat shoqërore përmes aktiviteteve vullnetare ose duke krijuar projekte të tyre të solidaritetit. Synimi i programit është jo vetëm të jetë më gjithëpërfshirës, por gjithashtu më i gjelbër dhe më digjital.
Fushat e veprimtarisë së programit:
Programi është i strukturuar në dy komponentë kryesore, të cilët mbulojnë lloje të ndryshme aktivitetesh solidariteti për të rinjtë. Këto janë:
- Vullnetarizmi. Ky komponent ofron mundësi për të rinjtë që të angazhohen në aktivitete solidariteti që përfitojnë komunitetet dhe mbështesin sfidat shoqërore në të gjithë Evropën dhe jashtë saj, ku përfshihen:
- Vullnetarizmi individual: Të rinjtë mund të bëjnë vullnetarizëm jashtë vendit ose në vendin e tyre për një periudhë që varion nga 2 javë deri në 12 muaj.
- Ekipet e vullnetarizmit: Grupi i të rinjve (10-40 pjesëmarrës) nga shtete të ndryshme angazhohen së bashku në projekte afatshkurtra (2 javë deri në 2 muaj).
- Vullnetarizmi për Ndihmën Humanitare: Përmes Korpsit Vullnetar të Ndihmës Humanitare Evropiane, të rinjtë mund të punojnë në projekte humanitare në vende të treta (jashtë BE-së), ku zhvillohen operacione të ndihmës humanitare.
- Projekte Solidariteti. Ky komponent mbështet të rinjtë në nismën dhe menaxhimin e projekteve lokale të solidaritetit në komunitetet e tyre. Këto projekte kanë kohëzgjatje nga 2 deri në 12 muaj, drejtohen nga një grup prej të paktën pesë të rinjsh dhe adresojnë sfidat locale duke promovuar vlerat evropiane.
Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:
Pika Kombëtare e Kontaktit: znj. Silvia Dervishi (silvia.dervishi@beyondbarriers.org)