
Erasmus+ është programi kryesor i BE- së, i cili ka për qëllim mbështetjen e arsimimit, trajnimit, rinisë dhe sportit në të gjithë Evropën. Programi inkurajon bashkëpunimin midis këtyre sektorëve dhe ndihmon individët e të gjitha grupmoshave të fitojnë aftësi të vlefshme për rritjen individuale dhe profesionale. Fokusi vihet edhe në përfshirjen sociale, qëndrueshmërinë dhe transformimin digjital përmes iniciativave të programit, duke nxitur kohezionin dhe novacionin në shtetet e BE-së dhe ato jo-anëtare të BE-së, përfshirë Shqipërinë.
Fushat e veprimtarisë së programit:
• Arsimimi dhe trajnimi (shkolla, arsimi profesional, arsimi i mesëm dhe arsimi i lartë).
• Shkëmbimet rinore, vullnetarizmi dhe mundësitë për arsimi joformal.
• Bashkëpunimi në fushën e sporteve.
• Të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe arsimi joformal.
• Promovimi i aftësive digjitale dhe të gjelbra për fuqinë punëtore të së ardhmes.
Ministria e Arsimit dhe Zyra Kombëtare për Erasmus + në Shqipëri janë përgjegjës për menaxhimin e Programit në Shqipëri.
Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:
https://commission.europa.eu/funding-tenders/find-funding/eu-funding-programmes/erasmus_en
Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin Erasmus +
Pika Kombëtare e Kontaktit: Zyra Kombëtare për Erasmus + (https://erasmusplus.al, erasmusalbania@gmail.com, albania@erasmusplus.al)