Dokumentat ligjore të Programimit Strategjik

Dokumentat ligjore të Programimit Strategjik

 

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian (SKZHIE) 2022–2030 është dokumenti kryesor strategjik i Shqipërisë, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, që përcakton prioritetet dhe objektivat për zhvillimin e vendit dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Ajo synon të koordinojë politikat sektoriale dhe reformat institucionale për të siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike, përmirësimin e qeverisjes dhe përafrimin me standardet evropiane.

SKZHIE 2022–2030 fokusohet në këto prioritete kryesore:

  1. Zhvillimi ekonomik dhe qëndrueshmëria – Rritja e konkurrueshmërisë, inovacionit dhe zhvillimit rajonal.
  2. Kapitali njerëzor dhe mirëqenia sociale – Arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale dhe fuqia punëtore.
  3. Shteti ligjor dhe qeverisja e mirë – Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i administratës publike.
  4. Zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor – Energjia e pastër, menaxhimi i mbetjeve dhe mbrojtja e biodiversitetit.
  5. Integrimi evropian dhe politika e jashtme – Harmonizimi me legjislacionin e BE-së dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Strategjia është e strukturuar në objektiva strategjikë, masat për zbatim dhe mekanizmat e monitorimit për të siguruar progresin e saj deri në vitin 2030.

 

  • VKM për DPP  (bashkëlidhur VKM 161, mars 2024, si dhe DPP 2026-2028)

Dokumenti i Politikave Prioritare (DPP) 2026–2028 është një dokument strategjik i miratuar nga Këshilli i Ministrave, që përcakton prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare për periudhën trevjeçare. Ai synon të orientojë shpërndarjen e burimeve financiare në sektorë kyç për zhvillimin e vendit.

Prioritetet kryesore të DPP 2026–2028:

  1. Integrimi në Bashkimin Evropian – Përparimi në reformat dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së.
  2. Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit – Përmirësimi i sistemit të drejtësisë dhe forcimi i institucioneve.
  3. Zhvillimi ekonomik dhe mbështetja sociale – Menaxhimi i krizës energjetike dhe politikave të pagave.
  4. Sektori i arsimit dhe inovacioni – Digjitalizimi dhe programet për zhvillimin e aftësive.
  5. Bujqësia, turizmi dhe energjia – Investime në sektorë strategjikë për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky dokument siguron një kornizë të qartë për alokimin e burimeve dhe përparësitë e zhvillimit në vitet e ardhshme.

  • Strategjitë sektoriale dhe ndërsektoriale – Dokumenti mbështetet në kuadrin strategjik kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Reformat afatmesme dhe afatgjata – Integrimi evropian dhe përmirësimi i politikave ekonomike e sociale.
  • Kuadri makroekonomik dhe fiskal – Analiza e zhvillimeve ekonomike dhe planifikimi i financave publike.
  • Programet prioritare të reja – Projekte si garancia rinore, nxitja e kodimit dhe mbrojtja e mjedisit.

Pjesë integrale e Dokumentit të Politikave Prioritare është dhe Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare

 

  • Urdhri nr.28 date 13.03.2023 Për ngritjen e  Komitetit Nderministror për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe zbatimin e Agjendes 2030 për zhvillimin e Qendrueshem, si dhe Urdheri nr: 76 date 27.06.2023 Për ngritjen e Grupit  Ndërinstitucional të punës për përgatitjen e udhërrëfyesit për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshem, si dhe bashkërendimin e masave përkatëse për zbatimin e Agjendes 2030 të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshem. (Drafti për udhërrëfuesin ka përfunduar dhe Miratimi i tij pritet të dalë me VKM) 

Zbatimi i Agjendës 2030 ka qenë dhe vazhdon të jetë një përparësi e rëndësishme për Shqipërinë dhe institucionet e vendit. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka miratuar njëzëri një rezolutë të Kuvendit që konfirmon angazhimin e vendit për Agjendën 2030 dhe që ka krijuar mekanizmat institucionalë për të ndërlidhur SKZHIE si dhe strategjitë dhe politikat sektoriale me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Përafrimi i OZHQ-ve me strategjitë kombëtare bazohet në qasjen për integrimin e proceseve te planifikimit te OZHQve dhe Axhendës 2030, në sistemet dhe instrumentet kombëtarë të proceseve te planifikimit te politikave dhe te strategjive e dokumenteve strategjike të vendit, duke synuar eficiencën lidhur me përdorimin e mekanizmave të sistemeve të vendit; shmangien e mbivendosjeve të proceseve planifikuese; përdorimin efektiv të burimeve njerëzore; planifikimin realist të burimeve në kuadër të Axhendës 2030, si pjesë e axhendës zhvillimore të vendit; evitimin e raportimeve të dyfishta gjatë zbatimit të kësaj axhende të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

 

Drejtoria e Programit Strategjik   ne Agjencine Shteterore per Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmes,  luan rolin e sekretariatit teknik ne KPS. Sekretariati Teknik pergatit dokumentacionin e mbledhjes se Komitetit, ndjek zbatimin e vendimeve te Komitetit si dhe kryen cdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga Komiteti  ne zbatim te permbushjes se pergjegjesive te veta 

 

Lidhur me Urdherin e sipercituar përcaktohen  6 GMIP dhe 42 Grupeve Tematike (GT), si me poshtë:

  1. GMIP “Demokracia, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”, drejtuar nga ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve me  8 Grupe Tematike;
  2. GMIP “Zhvillimi ekonomik”, drejtuar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë me 8  Grupe Tematike;
  3. GMIP “Zhvillimi i kapitalit njerëzor”, drejtuar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë me  8 Grupe Tematike;
  4. GMIP “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”, drejtuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit me  8 Grupe Tematike;
  5. GMIP “Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal dhe rural”, drejtuar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me 5 Grupe Tematike
  6. GMIP “Ndërlidhjet” drejtuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë me 5 Grupe Tematike.
  • EU4GG (Info) Asistenca Teknike Projekt i BE

Projekti i Asistencës Teknike “BE për Qeverisje të Mirë në nivel qendror dhe vendor me fokus në Reformën e Administratës Publike, Menaxhimin e Financave Publike dhe Kundër Korrupsionit” është pjesë e programit IPA 2020 “BE për Mirëqeverisjen” që synon të mbështesë Qeverinë shqiptare në zbatimin e Reformave të Qeverisjes së Mirë në kuadrin e Integrimit Evropian. Agjenda e reformës së qeverisjes së mirë shqiptare mbulon reformat në Administratën Publike, Menaxhimin e Financave Publike (MFP), Antikorrupsionin dhe Qeverisjen Vendore. Buxheti në total i këtij projekti është 3.8 milionë euro.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në një sektor publik më të aftë dhe më të përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe të avancojë dhe t’u përgjigjet kërkesave të proceseve integruese në BE, ndërsa objektivi specifik është të përmirësojë administratën publike për t’u bërë më efikase, e përgjegjshme, transparente, gjithëpërfshirëse dhe efektive në nivel kombëtar dhe lokal.

Ky projekt asiston Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) lidhur me komponentin “Koordinimi dhe Planifikimi Strategjik”, specifikisht për mbështetjen:

  • e zhvillimit të Strategjive të Kornizës së Qeverisjes së Mirë;
  • për përdorimin e mjeteve të ciklit të planifikimit të politikave për të siguruar funksionin e kontrollit të cilësisë;
  • për të përmirësuar SPI-në dhe zbatimin e tij;
  • në përdorimin e plotë të sistemit të përmirësuar IPSIS dhe lidhjeve me AFMIS;
  • për përmirësimin e mekanizmit të koordinimit të politikave.

 

  • Koordinimi i Projektit Strategjik StEP në kuadër të “Interreg VI-B IPA Adrion 2021-2027”

“STEP” është projekti i dytë nga tre projektet strategjike që synojnë të mbështesin qeverisjen e EUSAIR në periudhën 2023-2027 dhe financohet nga Aksi 4 i Programit IPA-ADRION. Nëpërmjet përmirësimit dhe forcimit të Platformës së Aktorëve EUSAIR (në vijim referuar si ESP), funksionet që i atribuohen projektit në maj 2021 nga Bordi Drejtues EUSAIR janë si më poshtë:

  • përfshirja dhe ndërveprimi me palët e interesuara;
  • mbështetja për dialogun financiar dhe ngritjen dhe koordinimin e një rrjeti ndërmjet Autoriteteve Menaxhuese.

 

  • Kalendari i strategjive për t’u miratuar sipas PPAP dhe PKIE në vitin 2025.  Strategji/Dokument Politikash per miratim ne 2025:
  • Strategjia Ndërsektoriale e Ekonomisë Blu 2025-2030 (Zv. Kryeministri / MTM / MBZHR )
  • Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2024-2030 (MTM)
  • Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2024 – 2030 (DAP / MSHAPA)
  • Strategjia e Sigurisë Rrugore dhe Planit të Veprimit (M.Brendshme)
  • Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Ekosistemit të Startupeve, 2024-2027 (Ministri i Sipermarrjes 
  • Planit të Veprimit 2024-2026, në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Sigurisë në Komunitet 2021-2026 (M. Brendshme)
  • Strategjia e Sektorit të Transportit 2025  (MIE)
  • Strategjia Kombetare per Parandalimin dhe Pastrimin e Parave 2024-2030 (M.Brendshme)
  • Udhërrëfyesi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm  2024-2030 (Zv. Kryeministri )
  • Strategjia Kombëtare Anti-Mashtrim për Mbrojtjen e Interesave Financiare te BE-se, 2025-2030
  • Dokumenti Politik Kombetar per Moshimin, 2025-2027, dhe Plani i Veprimit per Zbatimin e tij. (MSHMS)
  • Dokumenti i Politikave per Sigurine dhe Shendetin ne Pune 2024-2030 dhe Plani i Veprimit (MEKI)

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm
Ligji 18-25 per Ratifikimin e Marreveshjes se Huase nen RGF
Më Shumë
Urdhër nr. 157, datë 30.12.2021
Më Shumë
Vendim nr. 435, datë 31.7.2025 – Për një ndryshim në vendimin nr. 91, datë 12.2.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2026–2028”
Më Shumë
Urdhër nr. 90, datë 01.08.2023
Më Shumë