DOKUMENTI I POLITIKAVE PRIORITARE 2027 – 2029

DOKUMENTI I POLITIKAVE PRIORITARE 2027 – 2029

Dokumenti i Politikave Prioritare (DPP) është një dokument planifikues strategjik që miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe përcakton prioritetet dhe reformat kryesore të qeverisë shqiptare për periudhën trevjeçare. Ai synon të orientojë shpërndarjen e burimeve financiare në sektorë kyç për zhvillimin e vendit. 

Dokumenti i Politikave Prioritare ndihmon qeverinë të përqendrojë burimet buxhetore dhe mbështetjen e donatorëve tek politikat dhe projektet që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit. Ai lidhet ngushtë me prioritetet e SKZHIE-së dhe pasqyron politikat që kërkojnë ndërhyrje të koordinuar ndërinstitucionale dhe ndikim të gjerë në shoqëri dhe ekonomi.

DPP, si komponent i planifikimit strategjik afatmesëm orienton qartë dhe i paraprin procesit të planifikimit të financimit duke siguruar një shkallë më të lartë pajtimi me objektivat strategjike të Këshillit të Ministrave, duke qenë se fokusohet në disa prioritete kyçe të cilat shtrihen në një afat kohor afatmesëm nga ku mund të vlerësohet në mënyrë shumë më domethënëse kërkesa ose nevoja për ndryshime përgjatë zbatimit. DPP përveçse është në harmoni me praktikat më të mira të planifikimit strategjik qeveritar dhe koordinimit të financimit, gjithashtu plotëson më mirë   efektivitetin e planifikimit strategjik të integruar të Këshillit të Ministrave në kuptimin jo vetëm të pajtimit të qartë e konkret me burimet financiare, por edhe të drejtimit ose udhëheqjes së politikëbërjes

Përmbajtja e Dokumentit të Politikave Prioritare bazohet në disa dokumente qëndrore politikash, me vizionin dhe objektivat e tyre, si: Programi Politik i Qeverisë 2021–2025, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030, PKIE 2025–2027, Programin e Reformave Ekonomike 2025–2027, Kuadrin e Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm me Kombet e Bashkuara 2025–2027 dhe angazhimet në përmbushjen e OZHQ-ve. Vlen të përmendet edhe kuadri strategjik i Integrimit të Shqipërisë në BE, në kuptimin e rritjes së harmonizimit të prioriteteve të politikave.  

Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare është pjesë integrale kyçe e dokumentit. Lista Unike ka për qëllim forcimin e procesit të menaxhimit të financave publike, procedurave mbi propozimin dhe miratimin e projekteve të investimeve publike të klasifikuara si projekte strategjike, si dhe adresimin e kërkesave të institucioneve ndërkombëtare partnere dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare që mbështesin financimin e projekteve të investimeve.

Disa nga prioritetet kryesore qe adresohen në DPP 2027–2029 janë Integrimi në Bashkimin Evropian, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, inovacioni, digjitalizimi, bujqësia, turizmi, energjia dhe investime në sektorë strategjikë për zhvillim të qëndrueshëm. 

DPP 2027-2029 është miratuar me vkm në Mars 2026 dhe paraprihet nga DPP 2026-2028, miratuar në Shkurt 2025.

Matrica e Strategjive Sektoriale Aktive dhe linku për dokumentin Nëntor 2024

Strategji Sektoriale dhe Ndërsektoriale Këshilli i Ministrave dhe Minsitritë e Linjës Matrica Tetor 2024

VKM 2027 – 2029

Artikuj të ngjashëm
Sistemi për Lëshimin, Transferimin dhe Shfuqizimin e Garancive të Origjinës për Energjinë e Rinovueshme, miratuar me Vendimin Nr. 300, datë 30.12.2024 të ERE
Më Shumë
Zbatimi i Programeve të Zhvillimit Profesional për Mësuesit në mbështetje të Kurrikulës së Përditësuar dhe Qasjes STEM – Masa 2.1.2
Më Shumë
Vendim nr. 290, datë 11.4.2020 – Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit Informatik të Planifikimit të Integruar (SIPI/IPSIS)
Më Shumë
Vendim nr. 447, datë 26.7.2023 – Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2024–2026
Më Shumë