
Programi Digital Europe është iniciativa e BE-së e krijuar për të nxitur transformimin digjital të Europës duke rritur investimet në teknologjitë digjitale dhe duke mbështetur implementimin e tyre në sektorë të ndryshëm. Programi përqendrohet në ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive strategjike digjitale të Europës, veçanërisht në superkompjuterizim, siguri kibernetike, inteligjencë artificiale dhe aftësi digjitale. Shqipëria, si një vend jo-anëtar i BE-së, mund të marrë pjesë në disa komponentë të programit, duke u mbështetur të integrohet në spektrin digjital evropian dhe të përfitojë nga rritja e ekonomisë digjitale.
Fushat e veprimtarisë së programit:
Kompjuterët me Performancë të Lartë (HPC): Forcimi i aftësisë së Evropës për të përdorur teknologjinë e superkompjuterëve për kërkim, inovacion dhe rritje ekonomike.
- Inteligjencë Artificiale (IA): Mbështetje për zhvillimin dhe miratimin e IA-së në sektorë të ndryshëm, duke ndihmuar bizneset dhe shërbimet publike të përdorin IA-në për të përmirësuar efikasitetin.
- Siguria Kibernetike: Rritja e sigurisë digjitale të Evropës, duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturave, mjeteve dhe praktikave më të mira për sigurinë kibernetike. Aplikantët nga Shqipëria nuk janë të pranueshëm në këtë fushë veprimi.
- Aftësitë Digjitale të Avancuara: Ofrimi i trajnimeve për aftësitë digjitale për individët, organizatat dhe bizneset për të mbyllur hendekun e aftësive digjitale.
- Qendrat e Inovacionit Digjital: Krijimi i rrjeteve të qendrave për të ndihmuar bizneset, veçanërisht NVM-të, dhe administratën publike të adoptojnë teknologjitë digjitale.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit janë përgjegjës për menaxhimin e Programit në Shqipëri.
Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:
https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/programmes/digital
Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin Digital Europe
Pika Kombëtare e Kontaktit: znj. Enkelejda Mucaj (enkelejda.mucaj@infrastruktura.gov.al)