Ky dokument përmban Deklaratën e Garancisë (Declaration of Assurance) të nënshkruar nga Koordinatorja Kombëtare e Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), e cila shoqëron paketën e tretë të raportimit të Republikës së Shqipërisë drejtuar Komisionit Evropian. Deklarata mbulon masat me afat zbatimi në qershor 2026, masat e realizuara gjatë periudhës së tolerancës (grace period) për qershor dhe dhjetor 2026, si edhe katër masa të raportuara në mënyrë të parakohshme për afatin dhjetor 2026.
Përmes kësaj deklarate konfirmohet se informacioni i paraqitur në kërkesën për disbursimin e fondeve është i plotë, i saktë dhe i besueshëm, se sistemet kombëtare të kontrollit dhe auditimit ofrojnë garancitë e nevojshme për përdorimin e rregullt të fondeve, si dhe se nuk ekziston rrezik i financimit të dyfishtë nga instrumente të tjera të Bashkimit Evropian ose donatorë të tjerë. Dokumenti gjithashtu konfirmon se auditimet dhe kontrollet e kryera nuk kanë identifikuar parregullsi, raste mashtrimi, korrupsioni apo konflikti interesi në zbatimin e Agjendës së Reformave.