Customs

Programi Customs është një iniciativë e krijuar për të mbështetur bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore në të gjithë Evropën, për të rritur efikasitetin e operacioneve doganore dhe për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. Programi ndihmon në lehtësimin e tregtisë, sigurimin e mbledhjes së duhur të taksave doganore dhe parandalimin e mashtrimeve.

Fushat e veprimtarisë së programit:
• Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve doganore përtej kufijve.
• Lehtësimi i tregtisë legjitime duke siguruar përputhjen me ligjet doganore.
• Mbështetje për modernizimin dhe digjitalizimin e procedurave doganore.
• Lufta kundër mashtrimit, kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme.
• Sigurimi i mbledhjes së duhur të taksave doganore dhe tatimeve.
• Mbrojtja e interesave financiare të BE-së dhe shtetërore, duke parandaluar krimin e lidhur me doganat.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pranë Ministrisë së Financave është përgjegjëse për menaxhimin e Programit në Shqipëri

Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:

https://taxation-customs.ec.europa.eu/about-us/eu-funding-customs-and-tax/customs-programme_en

Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin Customs

Pika Kombëtare e Kontaktit: z. Julian Ibro (julian.ibro@dogana.gov.al)