
Creative Europe ka si qëllim promovimin dhe ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor europian, duke përmirësuar konkurrueshmërinë e sektorëve kulturorë dhe krijues. Programi ofron financim për të mbështetur sektorët e kulturës dhe të audiovizualit në fusha të ndryshme, duke i ndihmuar ata të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin.
Fushat e veprimtarisë së programit:
- Bashkëpunimi dhe promovimi kulturor.
- Qarkullimi ndërkufitar i veprave dhe artistëve.
- Ndërtimi i kapaciteteve për operatorët kulturorë.
- Rrjetëzimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira.
- Promovimi i inovacionit dhe transformimit digjital në sektorët kulturorë.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit është përgjegjëse për menaxhimin e Programit në Shqipëri.
Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:
https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/programmes/crea2027
Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin Creative Europe
Pika Kombëtare e Kontaktit: Creative Europe Desk