Citizens, Equality, Rights and Values

 

 

 

 

 

 

 

Programi CERV është një program i krijuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe vlerat e përfshira në traktatet e BE-së. Programi ka për qëllim të forcojë angazhimin demokratik, të promovojë barazinë, të luftojë diskriminimin dhe të mbrojë të drejtat e individëve dhe grupeve në të gjithë Evropën. Shqipëria mund të marrë pjesë në disa fusha të programit, duke nxitur përpuethshmërinë me standardet e BE-së në lidhje me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sociale.

Fushat e veprimtarisë së programit:
• Promovimi i barazisë, barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit.
• Lufta kundër racizmit, ksenofobisë dhe të gjitha formave të intolerancës.
• Mbështetje për viktimat e dhunës dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve.
• Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të BE-së, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
• Rritja e angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjes në jetën demokratike.
• Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit është përgjegjëse për menaxhimin e Programit në Shqipëri.

Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/find-funding/eu-funding-programmes/citizens-equality-rights-and-values-programme_en

Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin CERV