Në këtë kategori publikohen projektet që Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës zbaton në bashkëpunim me institucionet partnere kombëtare dhe ndërkombëtare. Portofoli përfshin projekte strategjike të financuara nga Bashkimi Evropian, si STEP dhe EUSAIR Facility Point në kuadër të Programit Interreg IPA-ADRION, si dhe nisma të tjera që synojnë mbështetjen e qeverisjes së mirë, planifikimin strategjik, integrimin evropian dhe forcimin e dialogut mes aktorëve të rajonit Adriatiko-Jonian.