Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Shqipëria u bë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) më 18 dhjetor 1991, ndërsa operacionet e para nisën në vitin 1992. Që atëherë, BERZH ka qenë një nga partnerët dhe financuesit më të rëndësishëm të vendit, duke kontribuar në përshpejtimin e tranzicionit drejt një ekonomie të hapur dhe të qëndrueshme. Aktivitetet e saj mbulojnë si sektorin publik, ashtu edhe atë privat, duke kombinuar financimin me asistencë teknike dhe ekspertizë ndërkombëtare.

Gjatë dekadave të fundit, BERZH ka investuar në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare si energjia (me theks në burimet e rinovueshme dhe modernizimin e shpërndarjes), shërbimet financiare dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla e të mesme, transportin dhe infrastrukturën bashkiake, prodhimin, turizmin, burimet natyrore dhe agrobiznesin. Përmes këtyre projekteve, Banka ka ndihmuar në modernizimin e rrjeteve energjetike, përmirësimin e qasjes në financa për bizneset dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorëve strategjikë të ekonomisë.

Një element i rëndësishëm i angazhimit të BERZH-it në Shqipëri është mbështetja për tranzicionin e gjelbër dhe integrimin rajonal. Banka ka qenë promotore e investimeve që nxisin eficiencën e energjisë, zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore, duke ndihmuar vendin të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian. Përmes kësaj qasjeje gjithëpërfshirëse, BERZH mbetet një partner strategjik për zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë.

Profil Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (EBRD)

Strategjia për Shqipërinë e BERZH 2025-2030

Artikuj të ngjashëm
Banka Botërore
Më Shumë
Gjermania
Më Shumë
Holanda
Më Shumë