Automatizimi i Paraplotësimit të Deklaratave të TVSH-së dhe Deklaratave Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP) – Masa 1.1.1

Ky dokument paraqet zbatimin e masës për automatizimin e paraplotësimit të deklaratave të TVSH-së dhe Deklaratave Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP), në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave (Medium-Term Revenue Strategy – MTRS). Funksionaliteti është integruar në sistemin elektronik të administratës tatimore C@TS dhe përdor të dhënat e Fiskalizimit, deklarimet e pagave dhe burime të tjera administrative për të gjeneruar automatikisht deklaratat tatimore të tatimpaguesve.

Në momentin e raportimit, 100% e deklaratave të TVSH-së dhe 100% e Deklaratave Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP) gjeneroheshin automatikisht përmes sistemit, duke përmbushur objektivin e Agjendës së Reformave përpara afatit të parashikuar. Zbatimi i kësaj mase ka thjeshtuar procedurat e deklarimit, ka ulur barrën administrative për tatimpaguesit, ka përmirësuar cilësinë e deklarimeve dhe ka forcuar administrimin fiskal përmes monitorimit të bazuar në analizën e riskut dhe përdorimit më efektiv të të dhënave elektronike.

1.1.1_Step_5_prefilling_VAT_DVAP

Artikuj të ngjashëm
Funksionalizimi i Kuadrit Kombëtar të Menaxhimit të Krizave Kibernetike dhe Zbulimit të Koordinuar të Vulnerabiliteteve (CVD) në përputhje me Direktivën NIS2 – Masa 3.1.2
Më Shumë
Përmirësimi i Rregullave për Emërimin e Anëtarëve të Bordeve Mbikëqyrëse të Ndërmarrjeve Shtetërore përmes Procedurave të Hapura dhe të Bazuara në Meritë – Masa 1.1.3
Më Shumë
Matrica e Strategjive Aktive të miratuara në vitin 2025
Më Shumë
Forcimi i Sistemit të Auditimit të Brendshëm dhe Kontrollit të Brendshëm për Zbatimin e Instrumentit të Reformës dhe Rritjes (RGF)
Më Shumë