Që nga viti 1992, Shqipëria ka qenë vend prioritar për Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim, ndërsa në vitin 1993 u hap Zyra e Koordinimit në Tiranë. Ky angazhim u konsolidua më tej në vitin 2023, kur zyra u ngrit në Zyrë Rajonale Koordinuese, duke theksuar rëndësinë që Austria i kushton Ballkanit Perëndimor si rajon prioritar. Ky zhvillim pasqyron qasjen strategjike të Austrisë për të mbështetur reformat dhe zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë dhe rajonit.
Në periudhën 1991–1995, mbështetja austriake u përqendrua në ndihmën humanitare dhe shërbimet bazë, duke adresuar nevojat emergjente të tranzicionit. Pas krizës së vitit 1997, bashkëpunimi u zgjerua përmes programeve të përbashkëta me institucionet shtetërore, duke kaluar nga ndihma emergjente në mbështetje zhvillimore afatgjatë. Një komponent i veçantë është mbështetja e Ministrisë Federale të Arsimit të Austrisë dhe OeAD (dikur KulturKontakt Austria) që nga viti 1995, e fokusuar në arsimin dhe formimin profesional (VET), si një sektor kyç për rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
Austria është mbështetëse e fortë e integrimit europian të Shqipërisë, duke e përafruar politikën e saj të zhvillimit me prioritetet e Bashkimit Evropian. Nën logon e re “International Partnerships Austria”, disa aktorë austriakë të ndihmës zyrtare për zhvillim – përfshirë ADA, OeAD, Ministritë e Brendshme, të Drejtësisë, të Çështjeve Sociale, si dhe Bankën Austriake të Zhvillimit – harmonizojnë ndërhyrjet e tyre në mbështetje të reformave, institucioneve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë.
Bashkepunimi Bilateral me Austrinë
Marrëveshja e bashkëpunimit për zhvillim me Austrinë