Agjenda e Reformave – Raportimi i Parë i Shqipërisë dhe vlerësimi i Komisionit Evropian

Shqipëria përundoi me sukses raportimin e parë. Koordinatori Kombëtar dorëzoi kërkesën zyrtare për disbursimin e fondeve më 15 korrik 2025, duke kërkuar një shumë totale prej 204,182,607.56 €. Kjo shumë pasqyron vlerën neto pas zbritjes proporcionale të paradhënies në vlerën 18,441,717.76 €. Në rast të një rezultati pozitiv të vlerësimit të KE-së, nga totali:

  • 94,994,047.37 € do të disbursohen drejtpërdrejt në Thesarin e Republikës së Shqipërisë
  • 109,188,560.19 € do të vihen në dispozicion përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), nga të cilat 50,590,699.56 € në formë huash dhe 58,597,860.64 € si mbështetje e pakthyeshme.

Së bashku me kërkesën zyrtare u raportuan si plotësisht të përmbushura:

  • 16 masa për dhjetor 2024,
  • 17 masa për qershor 2025,
  • 5 masa të parashikuara për dhjetor 2025.

Agjenda e Reformës kishte parashikuar përfundimin e 36 hapave deri në qershor 2025. Nga këto, Shqipëria ka përfunduar 33 hapa dhe, përveç tyre, raportoi edhe 5 masa të realizuara përpara afatit.

Në total, Shqipëria raportoi përfundimin e 38 hapave. Procesi parashikon që Shqipëria të kryejë vlerësimin e brendshëm mbi përmbushjen e hapave, pas së cilës Komisioni Evropian zhvillon vlerësimin e vet dhe merr vendimin përfundimtar mbi disbursimin. Në rast se një masë nuk përmbushet sipas afatit, ekziston një periudhë shtesë (“grace period”) gjatë së cilës ajo mund të rishqyrtohet dhe të raportohet sërish.

Vlerësimi i  Komisionit Evropian për Raportimin e Parë të Zbatimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje

Më datë 8 tetor 2025 Komisioni Evropian dërgoi vlerësimin për raportimin e parë të zbatimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje adresuar Koordinatorit Kombëtar. Shqipëria ka raportuar gjithsej 41 masa, të ndara sipas periudhave të raportimit për Dhjetor 2024, Qershor 2025, dhe 5 masat e raportuara përpara afatit (anticipated). Nga këto, 21 masa janë vlerësuar si të realizuara, ndërsa 20 mbeten të parealizuara.

Masat e realizuara janë në vlerën 106,799,507.42 EUR nga të cilat është zbritur vlera e parafinancimit prej  7,475,965.52  EUR.  Në total, Shqipëria përfiton 99,323,541.90 EUR, të ndara si më poshtë:

  • Mbështetje buxhetore (pagesë direkte në thesarin e shtetit tashmë e disbursuar): 46,209,348.37 EUR;
  • Grante WBIF për investime: 28,504,617.19 EUR;
  • Mbështetje buxhetore për investime ne WBIF ne forme huaje: 24,609,576.33 EUR.

Referuar periudhës së  parë të raportimit janë raportuar 16 masa, prej të cilave 11 janë vlerësuar si të realizuara dhe 5 masa  mbeten të parealizuara kryesisht për shkak të vonesave në zbatimin e plotë të Kornizës për Energjinë e Rinovueshme dhe Etiketimin Energjetik, transparencën e pronësisë mediatike dhe konsolidimin e platformave për publikimin e të dhënave mbi pasuritë dhe shpenzimet publike.

Në periudhën e dytë të raportimit janë raportuar 20 masa, nga të cilat 9 janë realizuar dhe 11 mbeten të parealizuara, për shkak të kërkesës për miratime të mëtejshme ligjore, përafrim të standardeve të BE-së dhe finalizimin e mekanizmave të matjes dhe raportimit institucional.

Në kuadër të raportimit të masave të raportuara përpara afatit janë përfshirë 5 masa të parashikuara, prej të cilave 1 është realizuar plotësisht, ndërsa 4 mbeten të parealizuara për shkak të vonesave në ratifikimin parlamentar të protokolleve ndërkombëtare, në harmonizimin e politikës së vizave, si dhe në funksionalizimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm për substancat narkotike.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria kryeson për nga përqindja e hapave të përmbushur dhe shuma e fondeve të disbursuara.

Vlerësimi zyrtar i Komisionit Evropian mbi Raportimi e Parë të Shqipërisë në kuadër të Facilitit për Reforma dhe Rritje mund të aksesohet në këtë LINK. 

Artikuj të ngjashëm
BASHKIMI EVROPIAN DISBURSON 100 MILIONË EURO PËR SHQIPËRINË NË KUADËR TË PLANIT TË RRITJES TË BE-së
Më Shumë
Albania’s Progress and Performance within the Euro-MED Programme
Më Shumë