Kombet e Bashkuara (OKB) kanë qenë partnere të rëndësishme për Shqipërinë që nga fillimi i viteve ’90, duke mbështetur tranzicionin demokratik dhe proceset e zhvillimit. Përmes Kornizës së Bashkëpunimit me Qeverinë shqiptare, OKB-ja ka punuar për të harmonizuar prioritetet kombëtare me objektivat e Agjendës 2030, duke ofruar mbështetje normative, politike, avokuese dhe ngritje kapacitetesh. Angazhimi është shtrirë në fusha kyçe si zhvillimi i kapitalit njerëzor, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, qeverisja dhe sundimi i ligjit, promovimi i të drejtave të njeriut, barazia gjinore dhe mbrojtja e mjedisit.
Në janar 2007, Shqipëria u përzgjodh si një nga tetë vendet pilote për nismën “Deliver as One UN”, e cila synonte një qasje më të koordinuar dhe efikase të sistemit të OKB-së në nivel kombëtar. Prej asaj kohe, Kombet e Bashkuara operojnë sipas modelit “Një OKB” nën koordinimin e Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm, duke bashkuar 19 agjenci, fonde dhe programe të specializuara. Ky model ka mundësuar një përdorim më të integruar të burimeve, duke forcuar koherencën midis prioriteteve kombëtare dhe agjendave ndërkombëtare të zhvillimit.
Ndihma e ofruar ndër vite ka qenë gjithëpërfshirëse, duke mbuluar fusha si qeverisja demokratike, forcimi i institucioneve të llogaridhënies, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe barazia gjinore, përfshirja sociale e komuniteteve vulnerabël, qëndrueshmëria mjedisore, rritja ekonomike dhe fuqizimi i të rinjve. Po ashtu, OKB ka ofruar mbështetje të rëndësishme për përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore e emergjencave, duke e konsoliduar rolin e saj si partner strategjik në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit europian.
Kuadri i Bashkepunimit per Zhvillim te Qendrueshem 2022 2026 UN
Zyra e Kombeve te Bashkuara (UN)
Programi i Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara (UNDP)
Organizata e Kombeve te Bashkuara per Gruan(UNWOMEN)
Organizata Nderkombetare e Migracionit (IOM)
Zyra e Kombeve te Bashkuara per Sherbime Projekti (UNOPS)
Organizata e Kombeve te Bashkuara per Zhvillim Industrial (UNIDO)
Zyra e Kombeve te Bashkuara mbi Drogen dhe Krimin (UNODC)